Kërkohej për vjedhje, bie në pranga 46-vjeçari në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 16-07-2019 Kërkohej për vjedhje, bie në pranga 46-vjeçari në Shkodër Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi me iniciale S.M. banues në lagjen Tre Heronjtë.

46 vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e ka dënuar për veprën penale të “Vjedhjes”.

Shkodër/Njoftimi i policisë:

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar dhe mëparë për vjedhje.

Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

M. 46 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13646483421326
array(1) { ["section"]=> string(63) "kerkohej-per-vjedhje-bie-ne-pranga-46-vjecari-ne-shkoder-172378" }