Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 20:39 15-01-2021 Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas (EMRI) Ilustruese

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus ultra”.

43 vjeçari ishte pjesë e organizatës shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës, nga e cila u arrestuan 69 persona dhe u sekuestruan 10 kilogram drogë.

Ai u dënua me burg, ndërsa pas 4 vitesh u la në arrest shtëpie, nga e cila u arratis dhe humbi gjurmët.

Vetëm majin e kaluar përfundoi çështja e tij gjyqësore, ku Kalaj u dënua me 10 vite e 8 muaj burg, ndërsa nga ky moment nisën kërkimet për shqiptarin.

Nga hetimet u bë e mundur gjetja e disa transaksioneve financiare që ky person kishte kryer në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimi i 2 profileve në facebook nga ky person, ku njëri ishte i gruas së tij.

Nga facebook-u u gjet edhe vendndodhja e tij në një fshat afër Vlorës, të cilat çuan edhe arrestimin e tij, me 43 vjeçarin që do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Italia arrin të bëjë 1 milionë injektime, vendi i parë në BE që shënon rekord vaksinimi antiCovid-19
»
Article Logic
Execution time: 0.012712001800537
array(1) { ["section"]=> string(88) "kerkohej-prej-10-vitesh-nga-policia-shqiptarin-e-tradhton-facebook-u-i-gruas-emri-235168" }