Kërkohej prej kohësh nga policia, arrestohet 'i tmerrshmi' i Lazaratit' (FOTO-EMRI-AKUZA)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 17-08-2019 Kërkohej prej kohësh nga policia, arrestohet 'i tmerrshmi' i Lazaratit' (FOTO-EMRI-AKUZA) Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës ndaloi të kërkuarin Bako Buzheri nga Lazarati. Ndalimi i tij u bë nga një patrullë policie.

Sipas informacioneve, 34-vjeçari Buzheri po tentonte t’i largohej patrullës së policisë.

I arrestuari ka probleme prej vitesh me drejtësinë.


E KALUARA KRIMINALE

Në vitin 2016, ai goditi me grusht një efektiv të policisë në Tiranë dhe u arrestua për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike bashkë me Tahir Brahimin. 

Por, 7 vite më parë, në 4 mars 2012 së bashku me 6 persona të tjerë, Bako Buzheri morën peng vëllezërit Ergest dhe Velo Shela, pasi dyshonte se këta i kishin grabitur një sasi droge.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e grupit me 105 vite burg (Bako Buzheri me 21 vite nga pretenca). Por, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Buzheri.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025190114974976
array(1) { ["section"]=> string(90) "kerkohej-prej-kohesh-nga-policia-arrestohet-i-tmerrshmi-i-lazaratit-foto-emri-akuza-175622" }