“Kërkohen burra” te Liqeni

Publikuar tek: aktualitet, më 13:48 29-05-2015 “Kërkohen burra” te Liqeni

Në kuadër të Fushatës HeForShe: Një Lëvizje Solidariteti për Barazi Gjinore, tek Liqeni Artificial i Tiranës, pranë Digës, në orën 19:00 do të zhvillojë manifestimin: “Ndrysho Perspektivat: Bëhu një #HeForShe”.

Manifestimi synon të sensibilizojë pjesmarrësit dhe qytetarët mbi rolin që djemtë dhe burrat kanë për përmbushjen e barazisë gjinore.

Në bashkëpunim me studentët e Universitetit Marin Barleti, me mbështetjen e Grupit Peter Pan Trio, dhe organizatës Muzika e të Rinjve, gjatë këtij manifestimi  do të ndahen mesazhe solidariteti mbi fuqizimin e grave dhe vajzave, thyerjen e mentaliteteve dhe arritjen e barazisë gjinore në shoqërinë shqiptare.

Manifestimi do të hapet me disa mesazhe të shkurtra ndërgjegjësuese e më pas Grupi Peter Pan do të performojë disa këngë për pjesmarrësit, ndërkohë që studentët e Universitetit ‘Marin Barleti’, do të bëjnë ndërgjegjësimin e qytetarëve që do t’i bashkohen manifestimit.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të rinjtë "nxitojnë" protestën kundër duhanit
Fushata e dhurimit të gjakut, Rama i pari në rradhë »
Article Logic
Execution time: 0.011990070343018
array(1) { ["section"]=> string(30) "kerkohen-burra-te-liqeni-12234" }