Kërkoheshin për magazinën me drogë, arrestohen dy trafikantët e Gjirokastrës (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 14-02-2017 Kërkoheshin për magazinën me drogë, arrestohen dy trafikantët e Gjirokastrës (EMRAT)

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" dhe "Vjedhje e energjisë elektrike".

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve:

Hodo Veizi, 47 vjeç, banues në fshatin Kodër - Kardhiq,  Gjirokastër.

Tauland Veizi, 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj , Gjirokastër.

Ndalimi i këtyre shtetasve, sqaron policia, u bë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me  vendim nr. 308, datë 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”  për shetasin Tauland Veizi, dhe me  vendim nr. 309 date 11.11.2016, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”  për shetasin Hodo Veizi, pasi:   

Në datën 10.03.2016 në zonën Industriale, lagja "Zinxhira", Gjirokastër, në një magazinë të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, pronë e cila disponohej nga këta dy shtetas, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim"  dhe "Vjedhje e energjisë elektrike"  parashikuar nga nenet 283/2 dhe 137/2 të  Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Hakmarrja për Drejtësi” e pafajshme, reagon vajza e ish-drejtorit të burgjeve: Të vranë për herë të dytë, babi... (RRËFIMI I FORTË)
Arrestohen 2 doganierë dhe një kontrabandist: Çfarë po tentonin të kalonin në kufi (EMRAT/ DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.011440992355347
array(1) { ["section"]=> string(87) "kerkoheshin-per-magazinen-me-droge-arrestohen-dy-trafikantet-e-gjirokastres-emrat-68650" }