Kërkohet ndihma e Venecias për GJK-në, ish-ministri demokrat zbulon si u shpreh KV-ja 3 vite më parë: Ja si veprohet në një situatë anormale (PROPOZIMI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:09 21-11-2019 Kërkohet ndihma e Venecias për GJK-në, ish-ministri demokrat zbulon si u shpreh KV-ja 3 vite më parë: Ja si veprohet në një situatë anormale (PROPOZIMI) Mbledhje e Komisionit të Venecias

Ish-ministri demokrat i Drejtësisë Eduart Halimi zbulon qëndrimin e Venecias së 3 viteve më parë kur u miratuan ndryshimet kushtetuese për sa i përket emërimeve në institucionet e drejtësisë, në veçanti për Gjykatën Kushtetuese.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Halimi bazohet te rekomandimi i Komisionit të Venecias ku shprehet se në një situatë krize shtetërore dhe politike '' Venecia rekomandon prezantimin e një rregulli që kërkon shumicë të cilësuar për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti.''

Ky opsion vihet në fuqi në mënyrë që të shmanget ndikimi i shumicës parlamentare të një partie politike.

Mish-mashi Presidencë-Parlament për emërimet në Gjykatën Kushtetuese nxiti Ambasadën Amerikane që të propozojë dërgimin e çështjes për shqyrtim nga Komisioni i Venecias. Ky propozim u mbështet nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ndërsa u hodh poshtë nga presidenti Meta.

Deklarata e Eduart Halimit:
Ja cfare thoshte Komisioni i Venezias ne lidhje me zgjedhjen e antareve te GJK ne kushte normale ....ne kushte jo normale, deduksioni behet i qarte...

Strasburg, 14 Mars 2016

Opinion Nr. 824 / 2015

CDL(2016)009* Or. Shqip

KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT (KOMISIONI I VENECIAS)

PROJEKT OPINIONI PËRFUNDIMTAR

PËR PROJEKT NDRYSHIMET E RISHIKUARA KUSHTETUESE PËR GJYQËSORIN

(TË 15 JANARIT 2016) TË SHQIPËRISË
Miratuar nga Komisioni i Venecias në Mbledhjen Plenare të 106-të
(Venecia 11 -12 Mars 2016)
në bazë të komenteve nga

Z. Sergio BARTOLE (Anëtar Zëvendësues, Itali)
Znj. Hanna SUCHOCKA (Anëtare Poloni)
Z. James HAMILTON (Ekspert, Ish anëtar, Irland)
Z. Konstantin VARDZELASHVILI (Ekspert,
Ish Anëtar Zëvendësues, Gjeorgji)

C. Gjykata Kushtetuese

38. Gjykata Kushtetuese (GJK) përbëhet nga 9 anëtarë: 3 gjyqtarë emërohen nga Presidenti, 3 gjyqtarë nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Ky është model i pranueshëm: “emërimi i gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë". Pjesëmarrja e KED në përzgjedhjen paraprake të kandidatëve që do të emërohen nga Presidenti dhe Parlamenti ul më tej rrezikun e emërimeve politike (neni 125).

39. Thënë kjo, zgjedhja e tre gjyqtarëve kushtetues nga Parlamenti me shumicë të zakonshme (krahasoni Nenin 125 me Nenin 78 p.1 të Kushtetutës) meriton vëmendje. Në përvojën Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur Presidenti dhe Parlamenti janë të një bindjeje politike dhe mund të emërojnë 2/3at e gjyqtarëve në të njëjtën kohë. Në rrethana të zakonshme, ky risk nuk është shumë i lartë, nisur nga dispozitat tranzitore për zëvendësimin gradual të gjyqtarëve të GJK në detyrë (shihni Nenin 179 p.1). Megjithatë, duke pasur parasysh faktin që në GJK mund të hapen vende të tjera vakante, Komisioni i Venecias rekomandon prezantimin e një rregulli që kërkon shumicë të cilësuar për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti.




Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076391696929932
array(1) { ["section"]=> string(155) "kerkohet-ndihma-e-venecias-per-gjk-ne-ish-ministri-demokrat-zbulon-si-u-shpreh-kv-ja-3-vite-me-pare-ja-si-veprohet-ne-nje-situate-anormale-propozimi-186733" }