Kërkohet ndryshim ligji, Kalifornia kthehet në strehë të emigrantëve

Publikuar tek: bota, më 20:09 16-09-2017 Kërkohet ndryshim ligji, Kalifornia kthehet në strehë të emigrantëve

Ligjvënësit në Kaliforni kanë miratuar një ligj për ta bërë shtetin me popullsi më të madhe në Shtetet e Bashkuara strehë për imigrantët pa dokumente.

Ligji e ndalon policinë që t’i pyesë personat që arreston për statusin e tyre të imigracionit. Po ashtu, ligji kufizon bashkëpunimin e policisë me zyrtarët e imigracionit.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, thotë se ai e mbështet këtë ligj, që forcon mbrojtjen për imigrantët në këtë shtet. Donald Trump premtoi gjatë fushatës së tij presidenciale se do merrte masa ndaj imigrantëve pa dokumente dhe do të fillonte një program të gjerë deportimi.

Udhëheqësi i Senatit të Kalifornisë, Kevin de Leon, tha se ligji i shtetit nuk do ta lejojë policinë lokale të bëhet “një hallkë në makinën deportuese të Trump-it”. Megjithatë, disa klauzola të ligjit të Kalifornisë do t’i lejojnë zyrtarët e zbatimit të ligjit, që të ndajnë informacione me autoritetet federale të imigracionit, në se një person është dënuar për një krim i përfshirë në një listë prej 800 krimesh, citon VOA.

Edhe guvernatori i shtetit Illinoi nënshkroi muajin e kaluar një ligj që i mbron njerëzit nga ndalimi, thjesht për shkak të statusit të tyre të imigracionit, ose në se ndaj tyre është lëshuar një urdhër arrest në lidhje me imigracionin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panik në SHBA, një person hap zjarr në qendër të qytetit, disa të plagosur
Konfirmohet, dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Morsi »
Article Logic
Execution time: 0.013746023178101
array(1) { ["section"]=> string(73) "kerkohet-ndryshim-ligji-kalifornia-kthehet-ne-strehe-te-emigranteve-92608" }