Pablo Dybala është një sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe prej disa kohësh është në shënjestrën e disa prej klubeve më të mira të Europës.
Juventus në asnjë moment nuk ka dëshiruar që të privohet nga djaloshi i ri, i cili në Argjentinë konsiderohet si “Mesi i ri”.
Por këtë sezon një sërë problemesh kanë bërë që torinezët të mendojnë për largimin e Dybala, por sigurisht me një çmim “dinjitoz”.
Dhe shuma që mediat italiane kanë zbuluar është më shumë se e tillë, plot 160 milion euro. Këtë shifër, pavarësisht se shumë e kripur janë disa klube europiane që do të ishin të gatshme ta paguanin, me në krye Real Madrid dhe Manchester United.
Por vetëm qershori i ardhshëm do të hedhë më shumë dritë në lidhje më këtë histori.