Kërkohet të dënohet me 21 vite burg për 613 kg kokainë, avokati i Arbër ÇEKAJT akuzon Krimet e Rënda: Biseda është montuar, po flisnin për mobilje

Publikuar tek: aktualitet, më 21:52 20-11-2019 Kërkohet të dënohet me 21 vite burg për 613 kg kokainë, avokati i Arbër ÇEKAJT akuzon Krimet e Rënda: Biseda është montuar, po flisnin për mobilje Arbër Çekaj sot në gjyq

Avokati mbrojtës i Arbër Çekajt, biznesmenit të akuzuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri shprehet se biseda mes klientit të tij dhe të arrestuarit tjetër për trafikun e kokainës Donald Lushaj është e montuar.

Në studion e ‘’Report TV’’, Dritan Jahaj bën me dije se biseda mes Çekajt dhe Lushajt është montuar duke marrë sekuenca të tyre duke montuar dialogun. Sipas Jahajt, Çekaj dhe Lushaj po bisedonin se për blerjen e disa mobilieve, ndërsa shton se Donald Lushaj nuk është as biznesmen, as administrator, por shofer.

‘’Në 27 shkurt 2018 ka ndodhur biseda. Kjo bisedë, që është siguruar nga prokuroria, për ne nuk jep indicie. Kjo bisedë nuk ekziston, është marrë një fjali në një moment të caktuar dhe janë bashkuar. Nuk ekziston ky komunikim i tillë. Nuk është rrjedhëse momentale, por është bashkuar me përgjigjen e Donaldit në një moment tjetër. Ka qenë jashtë, për blerjen e disa mobilieve për shtëpinë. Kam biseda të tjera, nuk është nxjerrë rrjedha. Duhet ta saktësojmë që Donaldi nuk është administrator, ka një ekstrakt QKR, tani e nxorën menaxher, por Donaldi ka qenë shofer. Ai është marrë me shpërndarjen e bananes në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë provë që e implikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë", deklaroi avokati i Çekajt Dritan Jahaj.

Biseda mes Arbër Çekajt dhe Donald Lushës:

Arbër Çekaj: Çfarë po bëni?

Arbër Çekaj: Me kë je aty?

Donaldo Lushaj: S'kanë gjë në dorë këta.

Donaldo Lushaj: Po presin me ardh nga Tirana.

Arbër Çekaj: Kush ka në dorë?

Donaldo Lushaj: Me Tosin jam.

Arbër Çekaj: Me ardhë pse?

Arbër Çekaj: A e kontrolluan?

Arbër Çekaj: Ai që fola me të tha jam nga Tirana.

Donaldo Lushaj: Po me firmos procesverbalin ata që ishin në kontroll.

Donaldo Lushaj: Ata po presin që fole ti.

Arbër Çekaj: Anti narkotiku.

Donaldo Lushaj: Me ardhme firmos.

Arbër Çekaj: Po a janë normal? Pse ikën pa firmos?

Arbër Çekaj: Kush ua ka numrat?

Arbër Çekaj: Nuk është Arlindi.

Donaldo Lushaj: Jo, ka ik Arlindi, se njëherë thanë mbaruam.

Donaldo Lushaj: S’e di është e ngatërrume.

Donaldo Lushaj: Veç po flasim kur të shkoj te puna.


Ditën e sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që biznesmeni i bananeve Arbër Çekaj të dënohej me 21 vite burg (konvertohet në 14 vite burg për gjykim të shkurtuar), 16 vite për Donald Lushajn (konvertohet në 10 vite burg për gjykim të shkurtuar) dhe 13 vite burg për Armando Pezakun (e kthyer në 8 vite burg për gjykim të shkurtuar).

Çekaj u ekstradua pas një viti nga Gjermania pasi akuzohet se ka organizuar trafikun e 613 kg kokainë, e cila u kap në Portin e Durrësit në 28 shkurt të 2018.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023466110229492
array(1) { ["section"]=> string(150) "kerkohet-te-denohet-me-21-vite-burg-per-613-kg-kokaine-avokati-i-arber-cekajt-akuzon-krimet-e-renda-biseda-eshte-montuar-po-flisnin-per-mobilje-186619" }