Kërkoi azil politik pas raportimeve për korrupsion në zgjedhje, gazetares shqiptare i pranohet kërkesa

Publikuar tek: aktualitet, më 20:12 08-11-2019 Kërkoi azil politik pas raportimeve për korrupsion në zgjedhje, gazetares shqiptare i pranohet kërkesa

Një gazetare shqiptare e lagruar në vitin 2010 drejt Irlandës, ku kërkoi azil politik pas raportimeve për korrupsion në zgjedhe, ka fituar të drejtën për rishqytimin e kërkesës pasi i ishte mohuar për gjath gjithë këtyre viteve.

Gazetarja shqiptare shkoi në Irlandë nëntë vite më parë me bashkëshortin dhe tre fëmijët, pasi mori disa kërcënime teksa punonte si gazetare politike në Shqipëri, veçanërisht për denoncimet që ajo bëri për korrupsionin në zgjedhje, raportojnë mediat irlandeze, transmeton newsbomb.al.

Autoritetet në Irlandë vërtetuan se shqiptarja kishte punuar si gazetare dhe kishte botuar artikuj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

Ajo deklaroi se prej vitit 2008 kishte marrë disa kërcënime, edhe me vdekje, teksa punonte si gazetare politike. Në vitin 2009 ajo u martua dhe të dy morën viza për në Irlandë nga ambasada irlandeze në Athinë. Por një fakt që kishte çuar në refuzimin e kërkesës, ishte se bashkëshorti i saj kishte urdhër dëbimi që datonte nga viti 2002. Ndërsa qëllimi i vizitës kur kishte marrë vizën ishte “pjesëmarrja në një konferencë” në Irlandë në lidhje me kujdesin për të moshuarit, si pjesë e delegacionit të Partisë Konservatore Shqiptare, raporton Newsbomb.al.

Kur mbërriti në Irlandë, shqiptarja ishte shtatzënë me fëmijën e parë, më pas solli në jetë edhe dy fëmijë të tjerë. Pas lindjes së fëmijës së tretë në vitin 2014, bashkëshorti i shqiptares kërkoi t’i refokohej dëbimi, por kërkesa iu refuzua.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018272161483765
array(1) { ["section"]=> string(108) "kerkoi-azil-politik-pas-raportimeve-per-korrupsion-ne-zgjedhje-gazetares-shqiptare-i-pranohet-kerkesa-185202" }