Kërkoi dënimin e deputetes me Covid pse doli nga shtëpia, Eliza Hoxha i kthehet doktoreshës: Kërko falje publike, ja pse dola...

Publikuar tek: rajon, më 15:30 12-07-2020 Kërkoi dënimin e deputetes me Covid pse doli nga shtëpia, Eliza Hoxha i kthehet doktoreshës: Kërko falje publike, ja pse dola... Deputetja Eliza Hoxha

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi, ku shihej deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në rrugë edhe pse është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Ndaj këtij lajmi reagoi edhe kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, e cila kërkoi që deputetja të dënohej për shkeljen e rregullave të Covid-19.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes duke thënë se ajo ka qenë e detyruar të dalë nga shtëpia për të kryer një kontroll mjekësor.

Me atë të një postimi në ‘Facebook’ Hoxha ka publikuar edhe kartelën mjekësore dhe i ka kërkuar kryeinfermieres që të kërkojë ndjesë publike.

Postimi i plotë i Hoxhës:

SINQERITETI, COVIDI DHE GJYQI PUBLIK

Artë e nderuar, fakti që unë e kam bërë publike flet për përgjegjësinë time karshi të tjerëve. Duke qenë e sinqertë i kuptoj edhe pasojat e gjykimet që mund të vijnë por besoj se edhe ju e edhe të gjithë e dijnë që për të marr një shërbim jomobil cfarë është rentgeni duhet të dal jashtë shtëpisë dhe këtë e kam bërë me maskë, dorëza dhe pa askend në afërsi...

Unë po ta bashkangjes raportin këtu për ta plotësuar kërkesën tënde komplet joetike ndaj një pacienti që kartelën mjekësore dëshiron ti me e qitë në publik.

Me krejt këtë më e pakta që mund të bësh është të kërkosh falje publike.

Lexo edhe : Deputetja shqiptare thyen karantinën edhe pse është me koronavirus, kryeinfermierja bën thirrje të fortë: Të dënohet

107868989_3247492921939250_4209632799249378181_o.jpg

107988628_3247493161939226_7666344778618872232_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099339485168457
array(1) { ["section"]=> string(129) "kerkoi-denimin-e-deputetes-me-covid-pse-doli-nga-shtepia-eliza-hoxha-i-kthehet-doktoreshes-kerko-falje-publike-ja-pse-dola-213629" }