Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencë për të gjykuar çështjen e gjyqtarit Guximtar Boçit, kreut të gjykatës së Gjirokastrës pas denoncimit të një gruaje në emisionin ‘Stop’.
Gruaja denoncoi gjygjtarin se i kishte kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në një çështje gjyqësore.
Menjëherë pas denoncimit KLD e shkarkoi gjyqtarin, ndërsa prokuroria nisi hetimet, por tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur në përfundimin se vepra e korrupsionit nuk mund të provohet në këtë rast. Hetimi do të kalojë në dorë të prokurorisë së Fierit.