Kërkoi hetime për Donald Trump, ndahet nga jeta veterani demokrat i Kongresit të SHBA

Publikuar tek: bota, më 13:33 17-10-2019 Kërkoi hetime për Donald Trump, ndahet nga jeta veterani demokrat i Kongresit të SHBA Elijah Cummings

Kongresmeni veteran demokrat i SHBA, Elijah Cummings, i cili ishte i përfshirë ngushtë në hetimet mbi presidentin Trump, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Burime thanë se ai vdiq si pasojë e “betejave të shumta shëndetësore”.

Si kryetar i Komitetit të Mbikëqyrjes në ‘Shtëpinë e Bardhë’, Cummings, nxiti hapjen e shumë hetimeve mbi administrimin e presidentit Trump.

Në fillim të këtij viti, ai u përplas me presidentin në lidhje me ndalimin e diskutueshëm të emigrantëve.

Gjatë kësaj përplasjeje, Trump e quajti rajoni e popullsisë më ngjyrë së Baltimore, vendi i lindjes së Cumming, si “brejtës të neveritshëm dhe të infektuar”, duke marrë kritika të shumta nga shumë zyrtarë demokratw.

Kujtojmë se ai ishte një nga tre kryetarët e Komitetit Demokrat që nënshkroi një letër së bashku me një thirrje ku kërkonte dokumente nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në lidhje me akuzat kundrejt presidentit Trump.

Kongresmeni kishte probleme të shumta shëndetësore vitet e fundit, ku gjithashtu u kurua edhe për problemet me zemrën.

I lindur më 18 janar 1951, Cummings, nga Baltimore, punoi si gjykatës për rreth 20 vite, para se të zgjidhej nga Dhoma e Përfaqsuesve në ‘Shtëpinë e Bardhvë’ në nëntor të vitit 1996.

Ai ka fituar 13 zgjedhje dyvjeçare, përfshirë edhe atë të fundit në vitin 2018, dhe shërbeu në një numër komisionesh, së fundmi si kryesues i Komitetit Mbikëqyrës, ndërsa përfaqësonte rrethin e shtatë të kongresit të Maryland.

Ai do të merrte pjësë në zgjedhjet elektorale të 2020-ës që do të mahen në nëntor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020878076553345
array(1) { ["section"]=> string(91) "kerkoi-hetime-per-donald-trump-ndahet-nga-jeta-veterani-demokrat-i-kongresit-te-shba-182443" }