Kërkoi informacion për sigurinë, Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Metës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 19-06-2019 Kërkoi informacion për sigurinë, Drejtoria e Burgjeve i përgjigjet Metës

Pas lajmit se presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar një kërkesë drejtorit të Burgjeve, duke kërkuar informacion për sistemin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit, ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Drejtoria e  Burgjeve përgënjeshtron të gjitha lajmet në lidhje me situatën në burgje dhe deklaron se situata është në normalitet të plotë.

Në njoftim thuhet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Duke marrë shkas nga kërkesa për informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, disa portale kanë spekuluar duke publikuar lajme të rreme të natyrës destabilizuese.

Në këto kushte e çmojmë të nevojshme të përgënjeshtrojmë këto lajme dhe të informojmë publikun se asgjë nga sa është publikuar në këto portale në lidhje me situatën në burgje nuk është e vërtetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis.

Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26636290550232
array(1) { ["section"]=> string(78) "kerkoi-informacion-per-sigurine-drejtoria-e-burgjeve-i-pergjigjet-metes-168922" }