Deputeti Ralf Gjoni, deputeti i cili kishte paraqitur sot në Kuvend kërkesën për interpelancë me Ramën, ka folur para mediave dhe ka akuzuar kryeministrin se nuk iu përgjigjet pyetjeve të tij për pandeminë dhe krizën e shkak tuar nga Covid-19.
Kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Dubait me ministrin Arben Ahmetaj për të firmosur një marrëveshje të rëndësishme për rindërtimin e Spitallës dhe Durrësit. Por Gjoni tha se Rama shmang qëllimisht përballjen në Kuvend.
“Për të evituar përballejn e Ramës, shkrihet interpelanca me mua dhe atë ia kalojnë Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo qeveri do të fshehë të vërtetën në mënyrën sesi po menaxhohet kriza ekonomike dhe shëndetësore me Covid-19. Rama i bën bisht pyetjeve në Kuvend.
Kemi të bëjmë më një mungesë totale të trajtimti të Covid-19. Kemi mjekë familje që po japin bombardime me antibiotikë, kortizonikë, ndaj pacientëve me simptoma të lehta. Asnjë masë nuk po merret. Askush nuk do të japi përgjigje në këtë parlament. Kjo është shpërfillje me jetën e njerëzve.
Kjo qeveri nuk po merr masat e duhura për të mbjotur shqiptarët nga pandemia e Covid-19”, u shpreh deputeti Ralf Gjoni.