Kërkoi leje nga puna se ndihej keq por nuk i dhanë, vdes shqiptari 27-vjeçar në Itali. Fjalët e babait të prekin shpirtin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 22-01-2017 Kërkoi leje nga puna se ndihej keq por nuk i dhanë, vdes shqiptari 27-vjeçar në Itali. Fjalët e babait të prekin shpirtin

Një 27 vjeçar shqiptar i cili nga dy ditë kishte filluar punë në kompaninë e mobilimit IKEA, si transportues,  ka ndërruar jetë.

Erion Myrtaj ndërroi jetë dje në një godinë të Certosas. Ai ishte ndjerë keq që në mëngjes dhe kishte kërkuar leje por menaxherët nuk e kishin mirëkuptuar shqetësimin e të riut.

Ai vazhdoi të punonte dhe pasdite derisa ra në tokë në gjendje të rëndë.  Edhe pse mjekët u përpoqin të mbanin në jetë të riun nuk ja dolën pasi ai vdiq brenda 40 minutave.

Prokurorët në Genova nisën hetimet mbi ngjarjen dhe kompaninë e cila nuk mori masa kur i riu u shpreh se ndihej keq.

Babai i Erjonit, Shietim Myrtaj i cili punon si shofer kamioni, ka shprehur tronditjen për ngjarjen e rëndë.  Ai u shpreh se i biri kishte shumë lodhje nga puna e rëndë që bënte dhe kërkon të zbardhet ngjarja dhe arsyeja që i mori jetën të riut.

“Erjoni lodhej shumë pasi puna ishte shumë e rëndë dhe i transportonte mallrat vetëm. Unë nuk di nëse im bir ka bërë ndonjë kontroll mjeksor më parë. Ne jemi të tronditur, duam të dimë dhe të kuptojmë se kush ishte shkaku që i mori jetën tim biri”.

Prokurori Walter Cotugno po merret me hetimin e ngjarjes dhe po mbledh të gjithë të dhënat mjekësore si dhe rezultatet e autopsisë nga mjeku.

Policia po merret me hetimin e plotë të ngjarjes dhe aktivitetet e mëparshme të Erionit dhe lidhjen me persona të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërtohet armatura mbrojtëse e tubacionit që furnizon me ujë Tiranën, Veliaj: Investimi i shërben 1/3 së qytetarëve
Vajza rrëfen ‘live’ si u përdhunua nga xhaxhai në sy të nuses »
Article Logic
Execution time: 0.011286020278931
array(1) { ["section"]=> string(125) "kerkoi-leje-nga-puna-se-ndihej-keq-por-nuk-i-dhane-vdes-shqiptari-27-vjecar-ne-itali-fjalet-e-babait-te-prekin-shpirtin-66284" }