Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin, sanitaren ‘8 milionëshe’ të Sanatoriumit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 27-01-2021 Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin, sanitaren ‘8 milionëshe’ të Sanatoriumit FotoMontazh: Sanitarja Tire Alldervishi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Afro 10 ditë më parë, Tire Alldervishi kërkoi nga Gjykata e Apelit që të lihej e lirë.

Në kërkesë, sanitarja që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente më Covid-19, është shprehur se dhe vetë ka qenë e prekur me Covid. Ajo shprehej se nuk është negativizuar dhe se përbën rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg.

Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Gjyakat e Apelit, e cila ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ndaj saj, “Arrest me burg”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vodhi paratë pacientit me Covid-19, Urdhri i Infermierit i heq licencën e punës Ronida Hysës
Basha kujton viktimat e Holokaustit: Fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare »
Article Logic
Execution time: 0.011651039123535
array(1) { ["section"]=> string(105) "kerkoi-lirine-gjykata-e-apelit-le-ne-burg-tire-alldervishin-sanitaren-8-milioneshe-te-sanatoriumit-236568" }