Kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik nesër, Bylykbashi thotë se opozita s’ka pse të dorëzojë draft

Publikuar tek: politike, më 20:34 21-09-2020 Kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik nesër, Bylykbashi thotë se opozita s’ka pse të dorëzojë draft Oerd Bylykbashi

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi thotë se Opozita e Bashkuar nuk ka pse të propozojë një draft, sepse marrëveshja në fuqi nuk detyron ndryshimin e formulës.

Bylykbashi tha në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” se kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarin, pasi kërkon të minimizojë sa më tepër humbjen që do të pësojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Pse duhet të bëjmë një draft ne kur është ligji në fuqi, ajo paketë që u votua ka dy nene që lidhen drejtpërdrejt me koalicionin. Ajo që është sot, është ligji në fuqi, pse duhet të shkruajmë diçka tjetër ne. Ndryshimet kushtetuese nuk detyrojnë ndërrimin e formulës. Bashkëjetojnë me kodin në mënyrë perfekte. Ndërkohë ka rënë edhe teza tjetër e Edi Ramës, që meqë po hapen listat duhet të ikin edhe koalicionet. Ai thotë mua më pëlqen kjo. Por a mund t’i ndryshohen rregullat kundërshtarit vetëm se ti ke kartonat? Do të ndryshojë rregullat sesi partitë garojnë lirisht, sesi të mbledhin votat dhe më pas t’i transferojnë në mandate. Të gjithë këto rregulla do t’i prishë, sepse është i trembur nga humbja. Gjithë tentativa është se si do të zvogëlojë hubjen”, u shpreh Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012971162796021
array(1) { ["section"]=> string(104) "kerkoi-mbledhjen-e-keshillit-politik-neser-bylykbashi-thote-se-opozita-s-ka-pse-te-dorezoje-draft-221174" }