Kërkoi nga arratia ti hiqet masa ‘arrest me burg’, gjykata rrëzon Kajmakun

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 28-01-2020 Kërkoi nga arratia ti hiqet masa ‘arrest me burg’, gjykata rrëzon Kajmakun Agim Kajmaku

Gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku për heqjen e masës së arrestit me burg.

Mësohet se shkak i rrëzimit të kërkesës është mungesa e Kajmakut në sallë, i cili ndodhet në arrati prej javësh që pasi u dha masa arrest me burg për të. Ish-kryebashkiaku ka zgjedhur që në sallë të mos përfaqësohet as nga avokati i tij.

Prokuroria e akuzon Kajmakun për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit. Akuzat i janë bërë me dije avokatit të ish-kryebashkiakut në një seancë të mëparshme, pasi vetë Kajmaku ka zgjedhur të qëndrojë në arrati.

Kajmaku është shpallur në kërkim nga Prokuroria pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa ‘’arrest me burg’’ për Kajmakun i cili ndodhet prej disa javësh në arrati, ndërsa autoritetet e drejtësisë i caktuan masën ‘’arrest me burg’’ që pasi KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut në 1 nëntor.  

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02030086517334
array(1) { ["section"]=> string(78) "kerkoi-nga-arratia-ti-hiqet-masa-arrest-me-burg-gjykata-rrezon-kajmakun-193372" }