Kërkoi sekuestrimin e kompjuterave të gjykatësve, Gjykata e Laçit ankimon kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati: Bllokon punën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 23-09-2020 Kërkoi sekuestrimin e kompjuterave të gjykatësve, Gjykata e Laçit ankimon kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati: Bllokon punën Gjykata e Kurbinit

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me kërkesën e prokurorisë së Lezhës, për sekuestrimin e bazës kompjuterike të Gjykatës së Lezhës.

Sekuestro është kërkuar më datë 15 shtator, për të gjetur një vendim divorci të falsifikuar nga Gjykata. Kjo pasi prokurori Sabri Kastrati është duke hetuar një çështje penale që bën fjalë për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor, dhe ka ngritur dyshime të forta se ky vendim falso ka dalë pikërisht nga administrata e Gjykatës së Lezhës. 

Vendimi ka të bëjë me një çështje divorci, ku gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e dosjes gjyqësore, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Mirëpo në datë 21 shtator, në Gjykatën e Laçit është bërë ankimi në emër të sekretarës regjistruese Vitore Mhilli, pasi është konsideruar si kërkesë e padrejtë, pasi sekuestro bllokon totalisht punën e gjyqtarëve.

Në lidhje me falsifikim e vendimit të divorcit, janë dy persona të arrestuar. Edmond Ndreu dhe Fran Ameri kanë falsifikuar vendimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011145830154419
array(1) { ["section"]=> string(130) "kerkoi-sekuestrimin-e-kompjuterave-te-gjykatesve-gjykata-e-lacit-ankimon-kerkesen-e-prokurorit-sabri-kastrati-bllokon-punen-221397" }