Kërkoi shembjen e Murit të Berlinit, përurohet statuja e ish-presidentit të famshëm amerikan

Publikuar tek: aktualitet, më 14:45 09-11-2019 Kërkoi shembjen e Murit të Berlinit, përurohet statuja e ish-presidentit të famshëm amerikan Mike Pompeo zbulon statujën e ish-presidentit amerikan Ronald Regan në Berlin

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo zbuloi statujën e ish-presidentit amerikan Ronald Regan në Berlin ditën e djeshme.

Statuja e gjatë rreth 2 m është derdhur në bronx dhe mban firmën e skulptorit Chas Fagan. Në shtatore është vendosur citati i famshëm i Reganit kur iu drejtua ish-presidentit të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov ‘’Shembe murin (e Berlinit) z.Gorbaçov’’ gjatë një fjalimi në vitin 1987 përpara Murit të Berlinit.

‘’Presidenti Regan ishte një lider i padiskutueshëm. Ai mbrojti misionin amerikan për të mbrojtur të drejtat e pamohueshme të njeriut. Për shkak të lidershipit të tij kurajoz dhe vendosmërisë për të mbrojtur lirinmë, ai denoncoi kërcënimin më të madh në histori, Bashkimin Sovjetik. Ai e dinte se ata (sovjetikët) persekutonin dhe ekzekutonin qytetarët në vend se t’i mbronin’’, u shpreh Pompeo.

Regan vdiq në vitin 2004 në moshën 93-vjeçare. Ai dha kontribut në shembjen e regjimeve totalitare komuniste në Europë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076611042022705
array(1) { ["section"]=> string(98) "kerkoi-shembjen-e-murit-te-berlinit-perurohet-statuja-e-ish-presidentit-te-famshem-amerikan-185279" }