Kërkoi ta arrestonin, Ngjela takon Myftiun e Tiranës (ZBARDHET ÇFARË I THA)

Publikuar tek: politike, më 11:17 09-09-2017 Kërkoi ta arrestonin, Ngjela takon Myftiun e Tiranës (ZBARDHET ÇFARË I THA)

I ftuar këtë të premte në Oktapodin e Turjan Hyskes në Vizion Plus, ishte Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Ai foli për debatet e fundit dhe sulmin që avokat Ngjela drejtoi ndaj tij. Ai thotë se Skenderbeu është heroi kombetar i Shqiperise dhe se myslimanet nuk kane asnje problem me kete. Po ashtu Myftiu tregon edhe për bisedën që kishte pasur me  Ngjelën. Sipas tij, avokati ka thënë që e gjitha ka qenë një keqkuptim nga mospasja e informacionit të plotë. Pyetjes së moderatorit Hyska në lidhje me a ka klane Brenda KMSH-së, Gurra përgjigjet:

“Një pjesë e opinionit publik sa myslimane dhe shqiptare duhet ta dinë këtë. Mbetet një vathë në vesh për cilindo përgjegjes të parë për ne, për mua si myfti apo hoxhe, KMSH duhet t’i shërbejë shqiptarëve dhe të perpiqet për të mirën e tyre. E kundërta e kësaj është vetëm lajthitje që ka pasoja kombëtare. Dua të kthehem më 16 nëntor 1990, kur në xhaminë e Plumbit në Shkodër, kur Hafiz Sabri Koci tha: Vellezër myslimane, sepse po hapej xhamia, vëllezer katolik, sepse ishte hapur kisha një javë më parë, dhe vellezër ortodoks, por mbi të gjitha vëllezër shqiptare. E gjitha çfarë tha ky njeri vlen sa nje ajet kurani apo bible. Kushdo që është drejtues ne KMSH, ketë duhet ta kete vath në vesh. Nese ka debate te tilla jane te importuara jashte Shqiperise, dhe Komunisteti Mysliman nuk duhet te bjere pre e ketyre provokimeve. Ne mund të kemi bashkëpunime të ndryshme me kedo instucion nëpër botë, nuk përjashtohet as Turqia që të na mbeshtesë në KMSH, por duke mbetur gjithmonë myslimane shqiptarë në këtë institucion”, - përfundon fjalen myftiu i Tiranës.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022811889648438
array(1) { ["section"]=> string(78) "kerkoi-ta-arrestonin-ngjela-takon-myftiun-e-tiranes-zbardhet-cfare-i-tha-91699" }