Kërkoi të propozojnë kryeministër të ri, Kurti i kthehet Thaçit: Do ta marrësh përgjigjen në një moment të përshtatshëm

Publikuar tek: rajon, më 19:36 02-04-2020 Kërkoi të propozojnë kryeministër të ri, Kurti i kthehet Thaçit: Do ta marrësh përgjigjen në një moment të përshtatshëm Albin Kurti / Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti reagon pas letrës së presidentit Hashim Thaçi drejtuar Vetëvendosjes, ku kërkon propozimin e një kandidati të ri për kryeministër, duke thënë se ka anashkaluar Kushtetutën e vendit.

Kurti thotë se do t’i përgjigjet letrës së Thaçit, por në një moment më të përshtatshëm sesa në këtë kohë virusi.

Reagimi i plotë:

Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s'varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë.

Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t'ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!

Sidoqoftë, ne do t'i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094089508056641
array(1) { ["section"]=> string(124) "kerkoi-te-propozojne-kryeminister-te-ri-kurti-i-kthehet-thacit-do-ta-marresh-pergjigjen-ne-nje-moment-te-pershtatshem-201114" }