Kërkon të bëhet kryeministër muajn e ardhshëm dhe paralajmëron se do ndalojë emigrantët dhe Kuranin: Është njësoj si Mein Kampf

Publikuar tek: bota, më 11:38 16-02-2017 Kërkon të bëhet kryeministër muajn e ardhshëm dhe paralajmëron se do ndalojë emigrantët dhe Kuranin: Është njësoj si Mein Kampf

Europa shumë shpejt mund të ketë brenda saj një kryeministër që kërcënon jo vetëm unitetin e Bashkimit Europian, por vlerat dhe parimet liberale në të gjithë kontinentin.

Bëhet fjalë për Geert Wilders, i cili drejton Partinë e Lirisë, dhe rreziku është i lartë që ai të zgjidhet kryeministër i Hollandës muajn e ardhshëm. Partia e radikalit të djathtë rezulton favorite në të gjitha sondazhet dhe kjo po shkakton jo pak shqetësim në kancelaritë europiane.

Wilders ka premtuar se do e nxjerrë Hollandën nga Bashkimi Europian, do largojë të gjithë emigrantët dhe do të ndalojë Kuranin, të cilin e konsideron të ngjashëm me librin e kriminelit Adolf Hitler, Mein Kampf.

Partia e Lirisë rezulton në sondazhe si parti e parë, me 20% të votave, krahasuar me partinë VVD, që është aktualisht në pushtet dhe pritet të marrë 16% të votave.

Megjithatë, në zgjedhjet e muajt të ardhshëm në Hollandë do të konkurrojnë 31 parti dhe pritet që të paktën 14 prej tyre të fitojnë minimalisht një deputet. Qeveria e re nuk mund të krijohet pa bashkimin e 3 ose 4 partive në një koalicion dhe kjo është shpresa e liberalëve se Wilders nuk do arrijë postin e kryeministrin.

Por, 53 vjeçari shprehet i bindur se nëse partia e tij siguron 30 ose më shumë deputetë në Kuvendin me 150 vende, atëherë qëndrimi i disa partive të tjera kryesore për të mos bërë koalicion me të, do të ndryshojë.

Hollanda është shtet themelues i Bashkimit Europian dhe me peshë në vendimarrjen e Brukselit. Zgjedhjet në këtë vend konsiderohen një test i rëndësishëm përpara se francezët dhe gjermanët t’i drejtohen kutive të votimit në muajt maj dhe shtator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010978937149048
array(1) { ["section"]=> string(132) "kerkon-te-behet-kryeminister-muajn-e-ardhshem-dhe-paralajmeron-se-do-ndaloje-emigrantet-dhe-kuranin-eshte-njesoj-si-mein-kampf-68889" }