Kërkon tjetër mandat qeverisës, Ramush HARADINAJ hipën në fadromë (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 15:26 14-09-2019 Kërkon tjetër mandat qeverisës, Ramush HARADINAJ hipën në fadromë (VIDEO) Ramush Haradinaj hipën në fadromë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përuroi nisjen e punimeve të kompleksit sportiv në Bërnicë.

Kreu i AAK-së, i cili kërkon një mandat të dytë qeverisës hipi në njërin prej fadromave duke çelur nisjen e punimeve.

Haradinaj u shoqërua nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ish-boksieri i njohur Luan Krasniqi.

Nga profili i tij në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës premtoi se projekte të tilla në ndihmë të sportit do të vijnë në vitet e ardshme.


Postimi i Ramusha Haradinajt:


Sportistët e Kosovës meritojnë tërë vëmendjen tonë.
Nisja e qendrës së re sportive për FC Prishtina në Bërnicë është lajm i mirë për të gjithë futbolldashësit. Lajme të tilla do kemi edhe më tutje për zonat tjera.
Ambasadorët tanë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i joni t’u ofrojmë kushtet më të mira.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040910959243774
array(1) { ["section"]=> string(77) "kerkon-tjeter-mandat-qeverises-ramush-haradinaj-hipen-ne-fadrome-video-178422" }