‘Kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe’, Veliaj apel qytetarëve: Ky është moment solidariteti dhe mirësie, mos abuzoni

Publikuar tek: aktualitet, më 11:12 29-03-2020 ‘Kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe’, Veliaj apel qytetarëve: Ky është moment solidariteti dhe mirësie, mos abuzoni Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërsa ka bërë me dije se në këtë situatë të vështirë ku ndodhemi prej koronavirusit po bëhet shpërndarja e ndihmave për shtresat në nevojë dhe për të moshuarit që janë vetëm, ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët që të mos abuzojnë me paketën humanitare.

 

Veliaj tha se gjatë ndarjes së ndihmanve ka qenë edhe vetë në terren ku ka vënë re që kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe. “Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar”, është ky apeli i Veliajt për të gjithë qytetarët.

Ndërkaq kryebashkiaku u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarve që janë vetëm të telefonojnë në numrin 0800088.

 “Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia.

Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm.  Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800088 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al...

Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila 3 katëshe, iu bëj  thirrje ky nuk  është rast për të abuzuar.

Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek bryli, smund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon... Nëna të ka bërë koëkën... Ne jemi këtu për ata të moshuar që skanë askënd dhe janë të vetmuar”, tha Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009131908416748
array(1) { ["section"]=> string(131) "kerkonin-ndihme-persona-qe-kishin-vila-3-kateshe-veliaj-apel-qytetareve-ky-eshte-moment-solidariteti-dhe-miresie-mos-abuzoni-200501" }