Në brigjet e rajonit Iskele të Qipros turke janë shpëtuar 175 refugjatë sirianë, që kërkonin të hynin në vendet e Bashkimit Europian, raportojnë mediat qipriote.
Anija u gjet rreth orës 03:00 të mëngjesit, me 175 refugjatë sirianë në bord, mes tyre 30 gra dhe 69 fëmijë.
Refugjatët në anije u evakuuan nga njësit e policisë dhe më pas u dërguan në pallatin e sporteve Dr. Fazıl Küçük në rajonin Iskele dhe më pas do të kryejnë kontrollin shëndetësor.
Për sigurimin e nevojave të refugjatëve punuan në koordinim ekipet e Mbrojtjes Civile, të Komunës Iskele dhe të Bashkisë Iskele, raportojnë mediat qipriote.
Kryetari i Bashkisë Iskele, Hasan Sadıkoğlu në një deklaratë tha se e gjithë Qiproja Turke është mobilizuar për refugjatët dhe se është treguar një shembull i ndjeshmërisë së madhe.
“Të gjithë ndihmuan me veshje nga fëmijët e deri për të rriturit. Në këtë mënyrë kanë kontribuar edhe tregtarët e zonës. Lidhur me refugjatët do të formohet shtabi i krizës dhe do të vendoset se çfarë rruge do të ndiqet”, tha Sadıkoğlu.