Kësaj here nuk është Obama, zbulohet nga është frymëzuar policia shqiptare për të dhuruar lule në 8 mars

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:11 09-03-2016 Kësaj here nuk është Obama, zbulohet nga është frymëzuar policia shqiptare për të dhuruar lule në 8 mars

Pas pasionit të kryebashkiakut të Tiranës për të kopjuar në detaj presidentin e SHBA-së, një tjetër veprim ka tërhequr sot vëmendjen e qytetarëve.

Policia ka ndaluar ditën e sotme, më 8 mars, gratë që drejtojnë automjete jo për t’i gjobitur por për t’i dhuruar lule. Një nismë që është përshëndetur edhe në rrjetet sociale dhe ka marrë përgëzimet e publikut.

Por, edhe kësaj here ky nuk është rasti për të folur për një gjetje origjinale.

Policia e Lituanisë prej vitesh tashmë, çdo 8 mars, ndalon gratë në timon dhe u dhurojnë atyre lule. Në fakt, ky veprim në Lituani ndryshe nga Shqipëria është shoqëruar me debate. Shumë persona e konsiderojnë këtë veprim si seksist. 

policia.png

*Policia shqiptare

lithuanian-police-officers-give-flowers-international-womens-day-10.jpg

*Policia lituaneze

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030852079391479
array(1) { ["section"]=> string(109) "kesaj-here-nuk-eshte-obama-zbulohet-nga-eshte-frymezuar-policia-shqiptare-per-te-dhuruar-lule-ne-8-mars-34600" }