Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka deklaruar se niveli i hidrocentralit të Fierzës, ka arritur 292.12 metër. Aktualisht nuk po kryhen shkarkime në këtë HEC.
KESH-i publikoi sot të dhënat për prurjet dhe nivelet e lartësisë së hidrocentraleve kryesore në vend. Hidrocentrali i Komanit ka arritur nivelin e ujit në 173.59 metër, ndërkohë që shkarkimet janë në nivelin 300 m3 për sekondë.
Për hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i ujit ka arritur në 74.88 metër, kur uji po shkarkohet në nivelin e 840 m3 për sekondë.
Prurjae hidrocentraleve ka shkaktuar në orët e para të mëngjesit përmbytjet e para në veri të vendit, ku në fshatin Obot janë përmbytur disa toka bujqësor. Nuk raportohet për përmbytje të banesave.