Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka dhënë informacion në lidhje me situatën e hidrocentraleve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale KESH njofton se aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MËH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.
Ndër të tjera në njofim thuhet se KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave.
Njoftim mbi situatën:
PËRDITËSIM
KESH vijon punën normalisht në menaxhimin e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MËH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.
Niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:
HEC Fierzë, 288.76 m (nga 291m niveli maksimum i lejuar)
HEC Koman, 170.70 m (nga 176 m niveli mksimum i lejuar)
HEC Vau Dejës, 72.14 m (nga 76 m niveli maksimum i lejuar)
Bazuar në të dhënat e orëve të fundit të Raportit Hidro- Meteorologjik, nivelet e shkarkimeve në 3 Hidrocentralet janë:
HEC Fierzë, shkarkimet nga 400m3/s janë ndalur plotësisht.
HEC Koman, shkarkimet nga 500m3/s janë ndalur plotësisht.
HEC Vau Dejës, shkarkimet nga 700 m3/sek janë ulur në 300 m3/s.
KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.