Këshillat bashkiakë, opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni mandatet

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 22-07-2019 Këshillat bashkiakë, opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni mandatet

Opozita i ka drejtuar një letër Kolegjit Zgjedhor, përmes të cilës i  kërkon pezullimin e dhënies se mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Letra është shkrur nga numri 2 i opozitës, Gazmend Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në Kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

Letra që kërkon pezullimin e shpërndarjes se mandateve nga Kolegji i shkon per informacion edhe ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

Letra e opozitës:

Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake.

Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.” Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhir. Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë.

Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen.Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.

Apeli i opozitës për Kolegjin: Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023400783538818
array(1) { ["section"]=> string(77) "keshillat-bashkiake-opozita-leter-kolegjit-zgjedhor-pezulloni-mandatet-172929" }