Këshilli Bashkiak e paditi për shkelje te Vllaznia, Voltana Ademi nxjerr letrat: Jam e qetë, Shkodra nuk bën përjashtim për faktin se është në opozitë

Publikuar tek: politike, më 13:33 26-09-2020 Këshilli Bashkiak e paditi për shkelje te Vllaznia, Voltana Ademi nxjerr letrat: Jam e qetë, Shkodra nuk bën përjashtim për faktin se është në opozitë FotoMontazh: Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi është paditur dje nga Këshilli bashkiak I këtij qyteti për pasqyrat financiare të klubit të futbollit Vllaznia gjatë vitit 2018, si dhe për zëvendësimin e bordit mbikqyrës.

Në këto kushte, Ademi ka bërë një deklaratë për mediet duke vendosur në dispozicion edhe dokumente sesi kanë vepruar bashkitë e tjera në vend që kanë aksione te klubet e futbollit.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit.  Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë.

Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.

Meqenëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”, tha Ademi.

1-7-768x1086.jpg
2-8-768x1086.jpg
3-4-768x1086.jpg
4-5-768x1086.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011401891708374
array(1) { ["section"]=> string(154) "keshilli-bashkiak-e-paditi-per-shkelje-te-vllaznia-voltana-ademi-nxjerr-letrat-jam-e-qete-shkodra-nuk-ben-perjashtim-per-faktin-se-eshte-ne-opozite-221744" }