‘Këshilli i Europës na vlerësoi për Reformën në Drejtësi’, Balla: Francezët nuk dinë çfarë kërkojnë

Publikuar tek: politike, më 20:54 21-10-2019 ‘Këshilli i Europës na vlerësoi për Reformën në Drejtësi’, Balla: Francezët nuk dinë çfarë kërkojnë Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla shprehet se Shqipëria nuk ka një plan B për procesin e integrimit të vendit, pas vendimit të BE për të mos hapur negociatat në 18 tetor.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Balla shtoi se Bundestagu dhe Këshilli i Europës kanë qenë pro hapjes së negociatave, por sipas tij francezët, që bllokuan dhe procesin, nuk dinë se çfarë kërkojnë.

Taulant Balla: Vendimi i Këshillit Europian ka qenë një vendim i kushtëzuar. Ka qenë kriter që të bëhet vettingu. E dyta ishte edhe ngritja e SPAK dhe ngritja e Byrosë së Hetimit. Procesi i bisedimeve për anëtarësim ka filluar që herët, u vendosën ca kushte për hapje negociatash e ne i plotësuam.

Agron Gjekmarkaj: Taulant, çfarë vlere ka propaganda nëse nuk ka rezultate konkrete?

Taulant Balla: Ne nga shtatori i 2018 kemi bërë një punë tepër të shkëlqyer. Kemi zhvilluar konferencë ndër-qeveritare. Vendimi i Bundestagut për mua ka qenë PO, sa kohë që kancelarja gjermane tha se unë kam PO të Bundestagut. Pra, gjermanët u kujdesën që gjithçka ta detajojnë. Është thënë qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk hapin negociatat, për shkak se kanë arsyet e veta e nuk janë arsyet tona.

Agron Gjekmarkaj: Fjalimet i bën në parlament e jo këtu.

Taulant Balla: Këshilli Europian vlerësonte Shqipërinë për reformën në drejtësi, kurse Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit. Edhe francezët nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Edhe Serbia ka mbetur në vend e nuk hapen më kapitujt, edhe për Malin e Zi nuk po hapet kapitull derisa të ndajnë mendjen. Shqipëria ka vetëm plan A, nuk ka plan B.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016081809997559
array(1) { ["section"]=> string(102) "keshilli-i-europes-na-vleresoi-per-reformen-ne-drejtesi-balla-francezet-nuk-dine-cfare-kerkojne-182969" }