Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon prtendimet e Xhafës, letër Nishanit dhe Metës (Zbardhet letra)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 17-02-2017 Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon prtendimet e Xhafës, letër Nishanit dhe Metës (Zbardhet letra)

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka drejtuar një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me pretendimet e kreut socialist të Komisionit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj sa i përket shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas ‘News24’ Keshilli i Lartë i Drejtesise ka rrëzuar pretendimet e Fatmir Xhafës, ndërsa në letrën e përgjigjes thuhet se është respektuar pikë për pikë ligji. Gjithashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se lista është hartuar me transparencë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar të gjithë të dhënat personale. 

KLD thekson se lista i është dërguar Kuvendit në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. KLD thekson se mungesa e respektit institucional pengon zbatimin e reformës, ndërsa institucioni udhëhiqet vetëm nga korrektesa, transparenca dhe respektimi i ligjit, ndërsa KLD nuk interpreton por zbaton në mënyre strikte dhe rigoroze Kushtetutën.

Të hënën kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, e ka cilësuar të paligjshëm procesin e zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në drejtësi.

Në letrën që i ka dërguar presidentit, kryeparlamentarit dhe kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj thotë se procesi përzgjedhjes së listave nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Kjo do të thotë, që edhe rezultati i nxjerrë nga shorti është antikushtetues”, thotë kreu socialist i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit në proces janë përdorur dy standarde.

Ky qëndrim i Fatmir Xhafaj është një qëndrim i kundërt me atë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili e mbrojti publikisht procedurën e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm, kur ai u akuzua nga Ambasadori amerikan, Donald Lu.

Megjithatë, sipas Fatmir Xhafajt i injorimi i këtij fakti cenon besueshmërinë e qytetarëve në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe kompromenton sinqeritetin e faktorëve politikë dhe institucionale në deklarimet e tyre për të mbështetur reformën në drejtësi.

leter.jpgleter1.jpg

leter3.jpgleter2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plani që do të transformojë Tiranën në 2030-ën, ZBULOHET PROJEKTI (FOTOT)
Alban Zusi: Call Centrat po atrofizojnë totalisht inteligjencën e rinisë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.011346101760864
array(1) { ["section"]=> string(102) "keshilli-i-larte-i-drejtesise-rrezon-prtendimet-e-xhafes-leter-nishanit-dhe-metes-zbardhet-letra-69030" }