Këshilli i Ministrave merr vendimin e rëndësishëm për koncesionet

Publikuar tek: ekonomi, më 21:36 23-02-2017 Këshilli i Ministrave merr vendimin e rëndësishëm për koncesionet

Edhe pse është dhënësja me e madhe e koncesioneve, qeveria po vë re se rritja e numrit mund të vërë në rrezik financat e shtetit.

Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave ka ndërhyrë me një vendim që i jep Ministrisë së Financave rolin vendimtar. 

Sipas vendimit, ministritë apo institucionet publike nuk do të kenë më kompetencë për të dhënë koncesione në mënyrë të pavarur, por duhet të kërkojnë më parë autorizimin e Ministrisë së Financave. 

Vendimi i qeverisë vjen pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mbajtur nën kontroll rreziqet fiskale të koncesioneve. 

Tre vitet e fundit janë koncesionuar një sërë shërbimesh publike tek privatët, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, që paguhen nga buxheti. 

Si rezultat, vetëm këtë vit Ministria e Financave do të paguajë 7.3 miliardë lekë, ose 55 milionë euro për kontratat e koncesioneve. Sipas qeverisë, kjo shifër nuk i rrezikon financat publike. 

Në ligjin e buxhetit Parlamenti i ka dhënë hapësirë Këshillit të Ministrave të shpenzojë deri në 5 për qind të të ardhurave tatimore për koncesione. 

Me shifrat aktuale, ky kufi përkthehet në 15 miliardë lekë në vit, ose 2 herë më shumë nga sa paguhet aktualisht. Por shifra do të rritet. 

Pak javë më parë qeveria lançoi një program investimesh private prej 1 miliard eurosh, kryesisht në infrastrukturë. Pasi të financohet nga privatët, të gjitha këstet do të shlyhen me këste nga buxheti për një periudhë 15-vjecare. 

Kjo pritet të rrisë pagesat vjetore për koncesionet, ndaj vendimi i qeverisë detyron Ministrinë e Financave të mos lejojë kalimin e kufirit prej 5 për qind./ TCH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021574020385742
array(1) { ["section"]=> string(71) "keshilli-i-ministrave-merr-vendimin-e-rendesishem-per-koncesionet-69746" }