Këshilli i Ministrave miraton sistemin e patentës me pikë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:06 08-04-2015 Këshilli i Ministrave miraton sistemin e patentës me pikë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme hyrjen në fuqi të sistemit të patentës me pikë. Me propozim të ministrit të Transportit dhe Infrastruktrës, Edmond Haxhinasto janë bërë ndryshimet përkatëse në “Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.

Në vendimin e qeverisë sqarohet mënyra se si duhet të veprohet kur një drejtuesi aumtojeti i hiqet patenta, ndërsa sa i përket pikëve që hiqen në lejen e drejtimit për çdo shkelje, tabela do të publikohet në faqen e ministrisë së Transportit

Vendimi i qeverisë:

b) Neni 312/1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “Neni 312/1

Leje drejtimi me pikë (neni 120/1 i Kodit Rrugor)

1. Sasia e pikëve që i zbriten çdo mbajtësi lejedrejtimi mjeti, për rastet e shkeljes së normave të sjelljes, është sipas lidhjes nr.1, “Tabela e pikëve për shkeljet e normave të sjelljes”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Mbajtësi i lejedrejtimit që ka humbur totalin e pikëve dhe mbajtësi i lejedrejtimit, i cili, pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej, të paktën, pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera, brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim prej, të paktën, pesë pikësh secila, duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

3. Në rastet e përmendura në pikën 2, të këtij neni, mbajtësit i tërhiqet lejedrejtimi nga organet e Policisë Rrugore dhe, së bashku me vendimin për heqjen e pikëve, i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të kohës së pezullimit të lejedrejtimit.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përgatit dhe administron procedurat e regjistrimit dhe të dhënies së provimit të kualifikimit teorik.

 5. Tarifa e regjistrimit dhe e provimit të kualifikimit teorik miratohen nga ministri përgjegjës për transportin, në bazë të statutit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

 6. Pyetjet e provimit të kualifikimit  përzgjidhen nga kapitulli 5, “Normat e sjelljes”, të Kodit Rrugor.

 7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përgatit strukturën  dhe  pyetjet e provimit të kualifikimit teorik, të cilat i publikon në faqen e saj të internetit, së bashku me përgjigjet respektive.

8. Mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit kur përgjigjet saktë, jo më pak se, 90 për qind të sasisë së pyetjeve.

Gjithashtu një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e qeverisë, ishte njohja e ndërsjelltë e patentave midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezhë, Fran Frroku kallëzohet për ndërtim të paligjshëm
Burri humb në kazino 600 mijë lekë e ikën nga shtëpia, gruaja e kërkon me polici »
Article Logic
Execution time: 0.014088153839111
array(1) { ["section"]=> string(62) "keshilli-i-ministrave-miraton-sistemin-e-patentes-me-pike-8173" }