Këshilli i qarkut i hoqi titullin ‘Nderi i Kukësit’ Veton Surroit, Rama diferencohet nga vendimi: Lajthitje kolektive, uroj që Prefekti ta refuzojë

Publikuar tek: politike, më 16:46 27-11-2020 Këshilli i qarkut i hoqi titullin ‘Nderi i Kukësit’ Veton Surroit, Rama diferencohet nga vendimi: Lajthitje kolektive, uroj që Prefekti ta refuzojë Edi Rama

Pas vendimit të këshillit të qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin “Nderi i Kukësit” publicistit dhe politikanit Kosovar, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Ai është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive, por uron që Prefekti ta refuzojë.

Rama shprehet se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s'mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s'ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s'ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd”, shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, mjeku i PD-së i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë: Pse s’deklarohet shifra e pacientëve të ekstubuar?!
COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, Basha mesazh ngushëllimi: Do kujtohet përherë nga brezat e nxënësve që arsimoi dhe familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim »
Article Logic
Execution time: 0.010539054870605
array(1) { ["section"]=> string(149) "keshilli-i-qarkut-i-hoqi-titullin-nderi-i-kukesit-veton-surroit-rama-diferencohet-nga-vendimi-lajthitje-kolektive-uroj-qe-prefekti-ta-refuzoje-229343" }