Këshilli për Reformën Zgjedhore, zbardhen emrat e ekspertëve të opozitës

Publikuar tek: politike, më 17:57 22-01-2020 Këshilli për Reformën Zgjedhore, zbardhen emrat e ekspertëve të opozitës Foto nga takimi kur u arrit marrëveshja

Pas marrëveshjes së arritur mes palëve politike në lidhje me ‘Reformën Zgjedhore’, ku një nga konkluzionet ishte që reforma të finalizohet deri më 15 Mars, është formuar Këshilli Politik me përfaqësues nga të gjitha partitë për të vijuar më tej me zbatimin e kësaj marrëveshje që është nënshkruar.

 Aktualisht janë bërë publikë emrat e katër ekspertëve të opozitës së bashkuar që do të jenë pjesë e këtij këshilli për hartimin e Reformës Zgjedhore. Bëhet me dije se nga LSI do të jetë Muharrem Caka, Shkelqim Sulo i PDIU dhe Arjan Madhi i PR kurse nga PD Ivi Kaso, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë të fundit.

Nga takimin ku u arrit marrëveshja i mbajtur në Pallatin e Kongreseve kanë qenë të pranishëm Oerd Bylykbashi nga PD, Petrit Vasili nga LSI, përfaqësuesja e opozitës parlamentare ishte Rudina Hajdari ndërsa përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri të cilet në fund të takimit arriten në disa konkluzione. Në një prej konkluzioneve thuhet që reforma duhet të përfundojë jo më vonë se data 15 Mars. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027753114700317
array(1) { ["section"]=> string(78) "keshilli-per-reformen-zgjedhore-zbardhen-emrat-e-eksperteve-te-opozites-192849" }