Këshilli Politik ra dakord, por Kuvendi nuk i kalon SPAK-ut krimet zgjedhore, Ministria e Drejtësisë kundër raportimit të Prokurorit në KQZ

Publikuar tek: politike, më 18:32 24-11-2020 Këshilli Politik ra dakord, por Kuvendi nuk i kalon SPAK-ut krimet zgjedhore, Ministria e Drejtësisë kundër raportimit të Prokurorit në KQZ

Në marrëveshjen e 5 qershorit, një nga dakortësitë e marrëveshjes ishte që krimet zgjedhore t'i kalonin SPAK.

Gjatë mbledhjes në ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, që detyron prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK t’i japin informacion KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore.

Deputeti i PS-së Adnor Shamti, e solli projekt ligjin në kuvend, por pas 5 muajsh ai nuk është miratuar ende.

Adnor Shameti: Sipas pr.ligjit krimet elektorale i njihen si kompetencë…. Të miratohet.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë nuk e mbështeti thirrjen e relatorit.

Besmir Beja: I panevojshëm, cënon një sërë garanci të frymës së reformës në drejtësi. Zoti i çështjes është prokurori, jo drejtuesi i prokurorisë.

Ndërkohë që ka dalë kundër edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtim Luli: Nuk janë të nevojshme, cenojnë pavarësinë e prokurorit

Ulsi Manja: Janë të tepërta, nuk merr parasysh ruajtjen e sekretit hetimor.

Vasilika Hysi: Këshilli Politik të na sqarojë, pse zhbëhet shtylla e reformës në drejtësi?

Pas diskutimeve, Komisioni e shtyu miratimin e ligjit për një moment të dytë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Yuri Kim uron Mimi Kodhelin për postin e rëndësishëm në NATO: Shpresojmë të të shohim duke punuar me Gerry Connolly
Pas takimit me mjekët, Basha akuzon sërish Ramën: Sot u regjistrua një numër rekord vdekjesh, fatkeqësish numrat e vërtetë që fshihen janë shumë më keq »
Article Logic
Execution time: 0.011715173721313
array(1) { ["section"]=> string(144) "keshilli-politik-ra-dakord-por-kuvendi-nuk-i-kalon-spak-ut-krimet-zgjedhore-ministria-e-drejtesise-kunder-raportimit-te-prokurorit-ne-kqz-228976" }