“Këshilli Politik vullnet i ndërkombëtarëve”, ish-kreu i KQZ Kume: Reforma Zgjedhore do jetë e prekshme për gjithë qytetarët nëse realizohet

Publikuar tek: aktualitet, më 23:01 01-06-2020 “Këshilli Politik vullnet i ndërkombëtarëve”, ish-kreu i KQZ Kume: Reforma Zgjedhore do jetë e prekshme për gjithë qytetarët nëse realizohet Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume thotë se nëse Reforma Zgjedhore realizohet ashtu siç duhet, efektet e saj do të jenë të prekshme për të gjithë qytetarët.

“Në qoftë se nuk kemi kapacitete ose dëshira që t’i ndërtojmë të gjitha së bashku kjo nuk do të thotë se marrja dhe realizimi i pjesëve të caktuara është që në metodologji i dështuar. Çfarë është marrë përsipër për t’u realizuar, në qoftë se realizohet efektet e saj do të jenë të prekshme. Nuk mund të them se për sa kohë që ne nuk kemi bërë ligjin për partitë politike, e shumë të tjera, kot sa merremi me këtë se dhe kjo nuk ka për të na dhënë ndonjë bereqet kushedi se çfarë. Ndofta dhe s’ka pse të frikemi ta themi interesi i tyre është të mbetet kështu siç është”, tha Kume në emisionin “Real Story”.

Duke folur për Këshillin Politik për Reformën, Kume tha se ai nuk është ngjizur si rezultat i vullnetit të politikanëve por i ndërkombëtarëve.

“Kemi kërkuar që të ndërhyhet në këtë gjë por edhe dashamirësit tanë ndërkombëtarë që na kanë këshilluar të ngulin këmbë. Efektet e kësaj krize janë shkatërrimtare për ne shqiptarët por të padëshiruara dhe për ndërkombëtarët. Ky këshill politik nuk është i ngjizur si rezultat i vullneteve të atyre që janë ulur por ndërkombëtarëve”, përmbylli Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088810920715332
array(1) { ["section"]=> string(143) "keshilli-politik-vullnet-i-nderkombetareve-ish-kreu-i-kqz-kume-reforma-zgjedhore-do-jete-e-prekshme-per-gjithe-qytetaret-nese-realizohet-208699" }