Këshilli Sigurimit miraton rezolutën kundër kolonizimit izraelit të Palestinës, SHBA-ja abstenon

Publikuar tek: bota, më 23:27 23-12-2016 Këshilli Sigurimit miraton rezolutën kundër kolonizimit izraelit të Palestinës, SHBA-ja abstenon

Rezoluta që parasheh ndalimin “e menjëhershëm dhe të tërësishëm” të të gjitha aktiviteteve të ndërtimit të vendbanimeve ilegale në territoret palestineze nën okupimin izraelit, u miratua sot në Këshillin e Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me abstenim për herë të parë nga SHBA-të.

Rezoluta që u paraqit para KS të OKB-së nga Egjipti ditën e mërkurë dhe që u shty më vonë sërish me kërkesë të Egjiptit, kësaj radhe u soll në votim para KS të OKB-së nga ana e Zelandës së Re, Malajzisë, Venezuelës dhe Senegalit, të cilat dhanë mbështetje për rezolutën, raporton AA.

Rezoluta që parasheh ndalimin “e menjëhershëm dhe të tërësishëm” të të gjitha aktiviteteve të ndërtimit të vendbanimeve ilegale në territoret palestineze nën okupimin izraelit, u pranua në KS të OKB-së me 14 vota.

SHBA-të, të cilat deri më tani ishin përballur me kritika ndaj Izraelit në KS të OKB-së dhe të cilat që nga viti 2011 vendosin veto mbi projekt-rezolutën që dënon vendbanimet ilegale të Izraelit, për herë të parë abstenuan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023321151733398
array(1) { ["section"]=> string(101) "keshilli-sigurimit-miraton-rezoluten-kunder-kolonizimit-izraelit-te-palestines-shba-ja-abstenon-63595" }