KESHILLTARE MIZERABEL!

Publikuar tek: pa-stres, më 10:12 11-05-2019 KESHILLTARE MIZERABEL!

Nga EDI OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Si para çdo tentative për të marrë pushtetin tak-fak dhe qyl, Ai dhe Ajo u takuan për darkë, për të koordinuar strategjitë. Shpresat që Igjati të lëshonte pushtetin, po venitej dita-ditës. Duhej kaluar në një hap tjetër, në një nivel radikal.

AJO – Unë propozoj që rrethimi i kështjellës të vazhdojë non-stop, derisa Igjati të dorëzohet!

AI – Njerëzit e mi maksimumi tre orë durojnë. Nuk kanë motiv!

AJO – A ka motiv më të fortë sesa shkulja e kësaj qeverie të ardhur nga krimi, që mbahet nga droga dhe grabitjet e përditsshme të parave publike...

AI – Mjaft moj se vetëm unë jam këtu! Kujt po i flet? Unë këto i recitoj njëqind herë më bukur se ty!

AJO – Kush mo? Sa herë ti këndon himnin në fund të protestës, mua më grisin teserën e partisë njëzet anëtarë!

Njëri nga këshilltarët që kishin me vete, bëri një ndërhyrje me vend:

KËSHILLTARI - Ju lutem mos u zini, sepse përçarja jonë i zgjat jetën Tgjatit!

Ajo e pa me inat dhe i foli ashpër:

AJO – Nuk ka faj "plaku" kur ju quan këshilltarë mizerabël! Që kur kemi filluar betejat deri më sot, nuk keni dhënë asnjë ide se si ta rrëzojmë Tgjatin. Ju paguajmë kot një thes me lekë!

Këshilltari e ndjeu se ishte momenti i tij, kruajti zërin dhe tha:

KËSHILLTARI - E vetmja mundësi që Igjati të largohet nga pushteti, është të largohet nga kjo Botë! Nëse ne organizojmë protesta, mundësia qëkjo të ndodhë rritet ndjeshëm:

1-Nëse ne rrethojmë kështjellën dhe bëjmë zhurmë në kryeqytet, Igjati si frikacak që është, do t'ia mbathë në ndonjë qytet andej nga Jugu. Meqë karvani i makinave ecën shpejt, rritet mundësia për t'u përplasur me ndonjë fakir.

2-Meqenëse gjatë kësaj kohe Igjati do të ushqehet nëpër restorante, nga nervozizmi që i shkakton protesta jonë, mund t'i shkojnë frutat e detit shtrembër dhe mund të mbytet.

3-Moti i këtyre ditëve është në favorin tonë. Igjati mund të marrë ndonjë telefonatë nga Vuçiçi dhe duke dashur të largohet nga të tjerët, do të çohet në këmbë dhe do të largohet. Meqë është shumë i gjatë dhe ka telefon në dorë, mundësia që ta godasë ndonjë rrufe bregdetare është e konsiderueshme.

AJO – Fantastike! Bravo të qoftë!

AI – Duro doktoreshë! Sa është probabiliteti që ndonjë nga këto të ndodhë këtë fundjavë!

KËSHILLTARI – Algoritmi e jep 0.035%!

AJO – Sa more?! Unë mendova mbi 90%! Ka të drejtë Plaku që ju quan këshilltarë mizerabël! Parazitë që e hani bukën kot!

Nga llogoren tjetër, Igjati kishte mbledhur këshilltarët e tij për t'u dhënë një ultimatum:

IGJATI – Dëgjoni këtu ju parazitë ! Deri të hënë në orën 9 të mëngjesit, nëse nuk më sillni tre propozime "fizibël" për koncensione mbi 100 milionë Euro, më mirë mos hajdeni fare! Mirë e ka Plaku, Këshilltarë mizerabël!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FAKJU, LLOTARI AMERIKANE!
»
Article Logic
Execution time: 0.008065938949585
array(1) { ["section"]=> string(28) "keshilltare-mizerabel-163816" }