Këshilltari i Metës 'shpërthen' ndaj Frrok Çupit: Do mbytesh nga helmi, fëlliqësirë mediatike e UDB-së. Vasili publikon videon ku gazetari akuzonte Ramën

Publikuar tek: politike, më 11:44 07-08-2020 Këshilltari i Metës 'shpërthen' ndaj Frrok Çupit: Do mbytesh nga helmi, fëlliqësirë mediatike e UDB-së. Vasili publikon videon ku gazetari akuzonte Ramën Tedi Blushi - Frrok Cupi - Petrit Vasili

Këshilltari i Presidentit Meta, Tedi Blushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj gazetarit Frrok Çupi, pas shkrimit të këtij të fudnit në një portal, ku akuzonte këshilltarët e Presidentit se kishin publikuar poezitë e Havzi Nelës, poetit që u var me firmën edhe të Kristaq Ramës, babait të kryeministrit Rama.

Blushi e ka quajtur Çupin një fëlliqësirë mediatike të UDB-së, duke thënë se gazetari mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë.

"Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë, që gjoja sipas tij kanë bërë publikimin e papërshtatshëm të poezive të poetëve të dënuar në komunizëm për fjalën e lirë. Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike! Kush vjell helm, nga helmi mbytet", shkruan Blushi.

Ndërkohë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërndarë në profilin e tij në facebook një video ku gazetari Frrok Çupi akuzon Edi Ramën se nuk ka mbaruar asnjë shkollë dhe nuk ka asnjë profesion, por ka marrë detyra të rëndësishme vetëm se është i biri i Kristaq Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010057926177979
array(1) { ["section"]=> string(155) "keshilltari-i-metes-shperthen-ndaj-frrok-cupit-do-mbytesh-nga-helmi-felliqesire-mediatike-e-udb-se-vasili-publikon-videon-ku-gazetari-akuzonte-ramen-216378" }