Këshilltari i ministrit Veliaj kritikon Europën për racizmin në rritje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 27-01-2015 Këshilltari i ministrit Veliaj kritikon Europën për racizmin në rritje

Këshilltari i ministrit Erion Veliaj ka shfaqur tone kritike ndaj situatës së fundit në Europë me sjellje raciste apo kundër etnive të ndryshme, në shumë vende si Gjermani apo Greqi.

Leart Kola e ka quajtur një aventurier, kryeministrin Tsipras në Greqi ndërsa në vendin tonë kërkoi angazhim më të madh, për të kujtuar si nisi masakra ndaj hebrenjve.

“Dita e Kujtimit të 6 milionë hebrenjve të masakruar në kampet naziste të përqëndrimit është një moment serioz reflektimi, kur si pa teëkeq, vendosim të ngremë ose pësojmë narrativa me bazë race apo etnie. Sot Europa nuk është duke jetuar një situate normale,kur në Gjermani vritet një emigrant vetëm se është i tillë dhe ku partitë qartazi Fashiste janë duke fituar terren të jashtëzakonshëm. Fashizmi s'ka brirë, shumë shkruajnë "Greqia zgjodhi një aventurier",por nuk tregojne që alternativat e ketij "Aventurieri" ishte Samaras dhe Agimi i Arte që do të zhdukë emigrantët dhe të huajt, rreziku në këtë rast është që fashizmi na qenka normalitet përballë aventurës së Syriza. Injoranca nuk është justifikim për askënd, sidomos kur ajo ka të bëjë me jetë njerëzish,mirë do ishte që sot dhe këtu tek ne të kishte një angazhim më të madh për te kujtuar se si nisi masakra ndaj hebrenjve,se simptomat nuk janë shume te ndryshme...” shkruan Leart Kola, këshilltar i ministrit Veliaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot, "Dita Botërore e Lumturisë", ja çfarë ju sjell lumturi sipas studiuesve
Rama viziton ambientet e Neurologjisë: Normë europiane në QSUT »
Article Logic
Execution time: 0.012991905212402
array(1) { ["section"]=> string(75) "keshilltari-i-ministrit-veliaj-kritikon-europen-per-racizmin-ne-rritje-1603" }