Këshilltari i PD del kundër rrymës: Çmimi i ujit nuk është rritur për këto arsye

Publikuar tek: politike, më 21:05 26-07-2017 Këshilltari i PD del kundër rrymës: Çmimi i ujit nuk është rritur për këto arsye

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të së Tiranës, Fabian Topollaj, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.

Topallaj tha se vendimet e miratuara sot nga këshilli bashkiak i Tiranës, përshirë edhe atë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, janë të paligjshme. Këshlltari i djathtë tha se qytetarët duhet të rrinë të qetë, pasi sipas tij vendimi për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë nuk ka kaluar. Këtë deklaratë të fortë Topollaj, e dha gjatë një pronocimi me telefon në “News 24, ku ka shpjeguar dhe arsyen e asaj që ai mbron. Sipas tij, vendimi është marrë në mungesë kuorumi, pasi kanë votuar disa individë që nuk kanë qenë këshilltarë.

“Është marrë në kushtet e mungesës së kuorumit. Ky është akt hajdutërie i kryebashkiakut Veliaj. Pas taksave të qytetit, pas parkingjeve dhe biletës së urbanit, rriti dhe ujin. Pavarësisht se Veliaj pretendon, kuorumi nuk është arritur. Këshilli e nis mbledhjen vetëm nëse ka 31 këshilltarë të këshillit bashkiak. Zëvendësimi i mandatit, kur ikën një këshilltar dhe vjen një tjetër, e merr vendimin vetë këshilli. Kanë qenë 7 këshilltarë që janë zëvendësuar, dhe këta janë llogaritur në kuorum, individë pa qenë ende këshilltarë. Duhej të evidentohej prezenca e kuorumit në fillim të mbledhjes. Veliaj në panik për të kaluar vendimin e tij të radhës të hajdutërisë, kjo që ka bërë Veliaj sot është diçka e paprecedentë moral. E bëri pas zgjedhjeve se kishte frikë, sa mbaruan zgjedhjet e miratoi,” tha Topollaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154
array(1) { ["section"]=> string(85) "keshilltari-i-pd-del-kunder-rrymes-cmimi-i-ujit-nuk-eshte-rritur-per-keto-arsye-87449" }