Këshilltari i Presidentit: Ja kush e liroi Alvinin, nuk ishte as Rama e as ministri Lleshaj

Publikuar tek: aktualitet, më 19:31 07-11-2019 Këshilltari i Presidentit: Ja kush e liroi Alvinin, nuk ishte as Rama e as ministri Lleshaj Alvin Berisha dhe perfaqesuesi i Gjysmehenes se kuqe siriane

Këshilltari për Sigurinë e presidentit Meta, Ilir Kulla, ka bërë me dije persona që kontribuan në lirimin e Alvin Berishës nga kampi Al-Hol.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kulla ka publikuar statusin e konsullit shqiptar të nderit në Liban, Mark Ghorayebit ku përshkruhet në gjuhën arabe arabisht mënyra se si u arrit kthimi i Alvinit dhe personat që kontribuan në të.

Këshilltari i Presidentit ka bërë publike këtë postimi i cili ishte publikuar në faqen zyrtare ‘El Libanije’, që do të thotë Libani.

Ndër të tjerë përveç faqes së publikuar, Kulla ka bërë edhe një mbishkrim ku shkruan: ‘Alvini dhe ata që e liruan!

Postimi i përkthyer i konsullit shqiptar të nderit në Liban, Mark Ghorayeb:

‘El lubanije’-Libani

Përpjeket e konsullit shqiptar në Liban, Mark Ghorayeb dhe të ministrit të brendshëm shqiptar, sjellin Alvinin në duart të sigurta.

Ndoqi përpjekjet për kthimin e Alvin Berishës konsulli shqiptar i nderit në Liban Mark Ghorayeb dhe ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj për çështjen e fëmijës shqiptar, të cilin nëna e tij shqiptare kishte leje qëndrimi në Itali. Kjo ndodhi për shkak se kjo grua së bashku me fëmijën e saj u bënë pjesë e organizatës së ISIS, DAISH e cila me pas mbeti e vrarë nga një përplasje e forcave të ISIS me forcat qeveritare siriane, transmeton newsbomb.al.

Fëmija mbeti vetëm për rreth 3 vjet dhe pas përpjekjeve të shumta ekipi i veçant italian dhe shqiptar me konsullin e përgjithshëm bënë përpjekje dhe arritën që të kthejnë fëmijën dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit shqiptar të cilat iu drejtoheshin Kryqit të Kuq me përfaqësuese Françeska Ruka dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane e përfaqësuar me doktor Habib’batin, transmeton newsbomb.al.

Alvini u dorëzua nëpërmjet ambasadës italiane në Liban në mnëyrë që të jetë e mundur t’i dorëzohet babait të tij. Ky operacion doli i suksesshëm, duke falenderuar të gjithë ekipin e ministrisë së brendshme shqiptare dhe libaneze e përfaqësuar me nënkolonelin Imad Uthmani, si dhe kontributi i shërbimit sekret libanez i përfaqësuar me nënkolonel Tum’i Xhalibe. Po ashtu në kthimin e Alvinit kontribuan edhe konsulli italian Masimo Maruti si dhe interpoli italian.’ shkruan në faqen arabe./Newsbomb.al.

fotua.png

mark.jpg

Bisnesmeni dhe konsulli shqiptar i nderit ne Liban, Marc I. Ghorayeb 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021643877029419
array(1) { ["section"]=> string(96) "keshilltari-i-presidentit-ja-kush-e-liroi-alvinin-nuk-ishte-as-rama-e-as-ministri-lleshaj-185070" }