Këshilltari i Ramës bën deklaratën e fortë: Do të shkarkohen dhe ministra të tjerë

Publikuar tek: barometri, më 09:07 02-11-2018 Këshilltari i Ramës bën deklaratën e fortë: Do të shkarkohen dhe ministra të tjerë

Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke u shprehur se do të largohen dhe ministra të tjerë nga Qeveria.

 

Duke komentuar largimin e Fatmir Xhafaj dhe më herët të Saimir Tahirit, Haxhiu është shprehur në emisionin “Open” se Rama i bën këto largime për ti vënë vijën e kuqe korrupsionit.

“Kryeministri ka larguar njerëzit. Ky kryeministër mori guximin që të heqë një kastë politike dhe të emërojë një kastë tjetër duke emëruar Tahirin.Tahiri nuk mundi të mbante peshën dhe nuk është më ministër. Rama e bën për t’i vënë vijë të kuqe korrupsionit dhe duke i vënë vijën e kuqe të kaluarës. Xhafa është ministri i dytë të cilit opinioni publik nëpërmjet sondazheve i ka kërkuar të largohet. Opinioni publik nuk e do. Do largohen edhe ministra të tjerë. E njoh logjikën e Ramës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017213106155396
array(1) { ["section"]=> string(88) "keshilltari-i-rames-ben-deklaraten-e-forte-do-te-shkarkohen-dhe-ministra-te-tjere-139940" }