Këshilltari i Ramës ironizon keq Bashën pas lajmit të “Bild”: Në 2019 tentoi të digjte Shqipërinë, por 2020 filloi me faktet e...

Publikuar tek: politike, më 22:55 19-01-2020 Këshilltari i Ramës ironizon keq Bashën pas lajmit të “Bild”: Në 2019 tentoi të digjte Shqipërinë, por 2020 filloi me faktet e... Lulzim Basha / Endri Fuga

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ironizon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas një artikulli të publikuar në gazetën prestigjoze gjermane “Bild” ku thuhet se PD i ka paguar 675 mijë dollarët e lobimit rus për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Teksa shpërndan artikullin në fjalë, Fuga shkruan me ironi:

“Jo për gjë, por siç thotë Lulzim Basha “kur e shkruan Bild është e vertetë” Dhe tani Bild thotë se Basha përdori 675 mijë euro kundër integrimit të Shqiperisë”

Më tej Fuga shrkuan:

“Ndryshe nga Lulzim Basha që përdori artikullin e Bild për të tentuar rrëzimin me dhunë të qeverisë legjitime, PD do e rrëzonte me votë liderin që fle, po t’i jepej mundësia e zgjedhjes. Sidomos pas artikujve të Bild e Times që thanë haptas të vërtetën që Luli tenton të fshehë”

“Në 2019 Lulzim Basha tentoi të digjte Shqipërinë duke u justifikuar me artikujt e Bild. Por 2020 filloi me faktet e Bild qe bien mbi Lulin dhe PD, te cilet paguajten mbi gjysem milione euro kunder integrimit te Shqiperise”.

LEXO EDHE:

BILD publikon artikull bombë për lobimin rus të PD: Pagoi 650 mijë dollarë kundër Shqipërisë në BE (E plotë)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085599422454834
array(1) { ["section"]=> string(129) "keshilltari-i-rames-ironizon-keq-bashen-pas-lajmit-te-bild-ne-2019-tentoi-te-digjte-shqiperine-por-2020-filloi-me-faktet-e-192534" }