Këshilltari i Trump ka tentuar të japë informacion për fushatën tek një miliarder rus

Publikuar tek: bota, më 07:40 21-09-2017 Këshilltari i Trump ka tentuar të japë informacion për fushatën tek një miliarder rus

Këshilltari i Donald Trumpit gjatë zgjedhjeve Paul Manafort, ka dashur të japë informacion një miliarderi rus, që kishte lidhje me Kremlinin.

“Nëse ka nevojë për informacione private, ne mund ta rregullojmë,” ka shkruar Manafort në emailin e një ndërmjetësi midis tij dhe manjatit rus të aluminit Oleg Derispaska, shkruan Washington Post, raporton newsbomb.al.

Sipas burimeve zëdhënësi i Manafortit e ka konfirmuar shkëmbimin e emaileve.

Washington Post shkruan se Manafort i ka shkruar email Konstatin Klimnikut i cili ka punuar me të tek konsultimet politike në Ukrainë, që ta kalojë ofertën për informacione tek Deripaska, por nuk dihet ende nëse oferta ka arritur tek ai.

Manafort është këshilltar i afërt i Donald Trump, dhe po hetohet nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Robert Muller, për ndërhyrjen tek zgjedhjet amerikane.

Manafort është bërë udheheqës i Trumpit në qershor të 2016, por ka dhënë dorëheqjen dy muaj më vonë, pasi është raportuar se ka patur lidhje në biznes me partinë e ish presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas kërcënimit të SHBA, Korea e Veriut i përgjigjet Trump
Shokuese: Babai vret fëmijët, i vë zjarrin shtëpisë dhe në fund var veten »
Article Logic
Execution time: 0.010735034942627
array(1) { ["section"]=> string(92) "keshilltari-i-trump-ka-tentuar-te-jape-informacione-per-fushaten-tek-nje-miliarder-rus-93108" }