Këshilltari juridik i Metës: Zanati i vjetër nuk harrohet…DEBATI për sundimin e LIGJIT apo ‘përmes’ LIGJIT

Publikuar tek: politike, më 14:37 24-06-2019 Këshilltari juridik i Metës: Zanati i vjetër nuk harrohet…DEBATI për sundimin e LIGJIT apo ‘përmes’ LIGJIT

Një ditë më parë, këshilltari juridik i Presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj në rrjetet sociale provokoi debat ndërsa shkroi se “ka një dallim shumë të madh midis sundimit të ligjit, dhe sundimit përmes ligjit”.

 

Në fakt, shprehja e tij kishte të bënte edhe me fushatën që vazhdon, ndërkohë që një javë më parë, ai vetë ishte në konferencë për shtyp, për të dhënë arsyet shteruese për dekretin e firmosur nga Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, raporton newsbomb.al.

Në debat ka hyrë ish-zv,kryeprokurori Fatos Dervishi, që gjendet tashmë në SHBA. “Sundimi I ligjit lëviz shoqerinë përpara. Sundimi përmes ligjit vetëm autoritarizmin ka shokë apo jo”, përfshihet ish-prokurori që arrestoi Nanon, në debatin e sqarimit të çështjes.

Këshilltari juridik i Metës sqaron se sundimi përmes ligjit shfaqet dukshëm në ato raste kur shoqëria trembet me ligj me ndëshkim që vijnë në kundërshtim me logjikën dhe kushtetutën apo me ligje special, shkruan Dervishaj, duke iu referuar edhe akuzave të kryeministrit për dënime të të gjithë atyre që do të prekin zgjedhjet, apo për nismën e ndryshmeve në Kodin Penal.

Gert Shella, nga shoqëria civile, shkruan se “ligjet këto kohë duket sikur qepen te rrobaqepësi…merr masë e qep një ligj”.

Dhe e menjëhershme ka qenë insinuate e këshillitarit të presidentit “Zanati i vjetër nuk harrohet”.

komentet.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16685199737549
array(1) { ["section"]=> string(110) "keshilltari-juridik-i-metes-zanati-i-vjeter-nuk-harrohet-debati-per-sundimin-e-ligjit-apo-permes-ligjit-169540" }